Home Aktualitet ”Kam rr...

”Kam rra*ur gruan, e di si më dukeni ju”. Njerëzit duan përjashtimin e Klodian Duros nga BBAV3

537
0

Një situatë e rëndë ka ndodhur pas përfundimit të Prime-t mbrëmjen e djeshme në Big Brother Albania VIP 3. Banorët po konsumonin darkën, dhe janë hasur me një deklaratë tronditëse nga Klodian Duro.

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare nën efektin e alkoolit, ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij. “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”.

Njerëzit në rrjete sociale duan përjashtimin e tij nga BBAV3. Nuk dihet vendimi nga produksioni, nëse do të ketë. Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhër mbrojtje. Një rrëfim i tillë nuk është i pranueshëm, por edhe i rëndë që Duro e tha edhe me krenari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit