Home Aktualitet Kampion bote ...

Kampion bote në ”WBC & WBO Youth Champion”, boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj rikthehet në ring

245
0

Boksieri nga Shqipëria Jurgen Uldedaj, i cili është shpallur kampion bote në kategorinë ”WBC & WBO Youth Champion”, rikthehet në ring pas një mungese të gjatë përshkak të pandemisë. 23-vjeçari do të luftojë për të mbrojtur titullin “WBC Youth Champion“, kundër boksierit nga Ukrahina, Dymitr Serguta. Jurgen Uldedaj edhe pse është pjesë e klubit Gjerman “SES Boxing”, lufton për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në ring dhe është shqiptari i vetëm që mban dy tituj botëror në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist WBO dhe WBC.

Postimi i plotë

Pas një ndërpreje nga Pandemia, këtë të shtunë më 17 korrik, Jurgen Uldedaj (13-0-0), kampjoni aktual botëror i dyfisht në “WBO Youth” dhe “WBC Youth” deri 24-vjeç, në peshën Cruiserweight do të mbrojë titullin “WBC Youth Champion“, kundër boksierit nga Ukrahina, Dymitr Serguta (7-1-0). Kundërshtari i tij nga Kievi është një kundërshtar shumë serioz me shtatë nokaute në shtatë luftimet e tij fitimtare.

Jurgen Uldedaj edhe pse është pjesë e klubit Gjerman “SES Boxing” ai lufton për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në ring dhe është shqiptari i vetëm që mban dy tituj botëror në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist WBO dhe WBC.

Me promotor Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trajnerit të tij, Dirk Dzemski ai është sot në majat e ringut botëror, duke u rankuar në top 15 më të mirëve në botë për peshën Cruiser, aktualisht i listuar i 11 në WBO dhe i 13 në WBC.

Sipas axhendes sot ishte konferenca e shtypit, ndërsa trajnimi publik do jetë më date 14 korrik ora 17:00 dhe peshimet zyrtare, më datë 16 Korrik ora 15:00, në City Care, Magdenburg. Ky event organizohet nga klubi i tij Gjerman “SES Boxing” dhe zhvillohet në skenën lundruese të liqenit të Magdenburg.

+++ Transmetim televiziv: nga MDR – “SPORT im Osten – drejtpërdrejt” ne oren 22:35 +++. Per transmetime nga tv shqiptare do ju njoftojme në vazhdim. Ju Faleminderit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit