Home Aktualitet Kemi helikopt...

Kemi helikopterë? Ministri Peleshi: Janë në servis, avioni grek që fiku sot zjarrin kushton 50 mln euro

93
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur këtë mbrëmje për situatën e zjarreve në Ishullin e Sazanit, ku thotë se një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur. Po ashtu ka treguar se avioni grek që fiku sot zjarrin, kushton 50 mln euro dhe se vendi nuk i ka mundistë për të pasur shumë avionë të tillë.

Lala: Për sa kohë janë në servise?

Ministri: Çuarja e tyre në Itali apo Poloni, kthimi i tyre mbrapsht, apo dhe momentet e kontrolleve periodike, këto janë probleme që i ka çdo vend. Mekanizmi i vendeve për të përballuar nevojat, është mekanizmi europian i mbrojtjes civile. Jemi në rrugë të mbarë. Pa qenë anëtarë jemi përfitues.

Lala: Komisionerët nuk shërbejnë për të fikur zjarret.

Ministri: Është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion Canadair CL 415, 50 mln euro. Se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit