Home POLITIKE KFOR-i të shk...

KFOR-i të shkojë në Veri! Berisha: Kërkesa e Ramës djallëzore, kërkon të ndajë Kosovën

33
0

Sali Berisha ka kundërshtuar deklaratat e Ramës për veriun e Kosovës. Sipas tij, Rama po kërkon të ndajë Kosovën. Teksa komentonte thirrjen e Ramës që KFOR të marrë kontrollin e veriut Berisha tha se nuk është e vërtetë që një gjë e tillë të jetë kërkuar nga Prishtina.

“Tezat e padronit dhe shtoj në këtë mënyrë, akuzat ndaj Kosovës, udhëheqjes së saj në problematikën e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Edi Rama kërkoi sot fjalë për fjalë siç kërkoi Beogradi dhe mashtroi shqiptarët dhe publikun se gjoja ka kërkuar Prishtina që komunat e veriut të Kosovës të vendoset KFOR-i. Njësitë ushtarake të KFOR-it si njësi të NATO-s, kanë përgjegjësi ndërkombëtare për garantimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së saj.

Qeveria e Kosovës në radhë të parë dhe partnerët ndërkombëtar nuk janë dakord as me padronin e Edi Ramës, Vuçiç dhe argatin e tij në Tiranë. Ata mendojnë dhe besojnë se, përgjegjëse për sigurinë e rendit në të gjithë territorin e Kosovës është Policia. Ajo është linja e parë në garantimin e rendit dhe luftën ndaj kriminalitetit, në të gjithë territorin pa përjashtuar asnjë zonë.

Natyrisht në çdo rast ajo bashkëpunon dhe duhet të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in, sa herë që ti paraqitet nevoja. Por kërkesa e Edi Ramës me porosi të Aleksandër Vuçiç që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore e cila nuk ka qëllim tjetër përveç indirekt për të dalë tek ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Këtë projekt Edi Rama për Komunat e Veriut të Kosovës e mbrojti për vite të tëra me shkëmbim territoresh, por ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë. Ndaj dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës që shkon fund e krye në përputhje me kërkesat e Beodradit”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit