Home Sporti Kjo është fri...

Kjo është frika e frikshme që përfiton Teuta nëse kalon sonte në turin tjetër të Conference League

9
0

Teuta i ka të gjitha shanset që të shkruajë historinë në arenën europiane. Skuadra e trajnerit Edi Martini është mundur 1-0 para një jave në Irlandë, por në kampin durrsak të gjithë besojnë se mund të arrijnë që të kualifikohen ndaj Shamrok Rovers.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ekipin e Martiniti për të mbushur arkat e klubit. Me ecurinë deri në turin e tretë të Konferencë Ligës skuadra durrsake ka të garantuar nga UEFA shpërblim prej 1 milionë e 290 mijë euro.

Ky përfitim është i garantuar edhe në rast se eliminohen, ku 540 rrjedhin nga pjesëmarrja në Champions dhe 750 mijë euro nga ecuri deri në raundin e tretë të Konferencë Ligës. Në rast kualifikimi shifra e përfitimit shkon në 1.59 milionë euro. Ky do të jetë një motivim më shumë për Teutën që të futet në fushë me motivimin e duhur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit