Home Sporti Klopp: Interi...

Klopp: Interi bëri që të mos ishim fantastik, asgjë nuk ka përfunduar!

38
0

Liverpool triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Interit në Champions League dhe është shumë pranë kualifikimit në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Trajneri Jurgen Klopp, pas ndeshjes me zikaltrit, e pranoi se rivalët luajtën mirë, duke ja bërë më të vështirë lojtarëve të tij ndeshjen.

“Interi bëri një lojë të mirë, prandaj vuajtëm. Perisic na vuri në vështirësi, ashtu sikurse edhe mbrojtësit. Nuk ishim të shkëlqyer, por merita i takon Interit për këtë. Besoj se zëvendësimet e bëra ishin pika e kthesës për ne. Jam shumë i kënaqur.

Pjesën e parë nuk luajtëm mirë, pastaj u përmirësuam. U mbrojtëm mirë dhe duhet ta bënim, pas mbrojtje është e pamundur të fitosh ndeshje të tilla. Pavarësisht vështirësive që krijoi Perisic, ne ia dolëm mirë në aspektin mbrojtës. Ne investojmë shumë në lojtarë që dinë të mbrojnë mirë”.

Ndeshja e kthimit është ende e rrezikshme. Kështu funksionon në Champions League dhe me rivalë si Interi. Duhet përgatitur gjithçka në perfeksion. Kemi marrë një rezultat pozitiv, por rruga nuk është e shtruar e gjitha. Duhet të jemi gati. Interi luajti mirë, sidomos pjesën e parë. Ishte një lojë komplekse, nuk jam i befasuar nga Interi. Prisnim gjithçka, por ne bëmë mirë kundër një ekipi të fortë si kampionët e Italisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit