Home Sporti Kombëtarja zh...

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës, Nedim Bajrami humbet duelin me Poloninë

15
0

Kombëtarja ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Varshavë në kuadër të duelit kualifikues për Kupën e Botës kundër Polonisë. Trajneri Edy Reja kishte në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve teksa mori pjesë në këtë seancë edhe i mbërrituri i fundit, mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla.

Nedim Bajrami nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës që në ndeshjen ndaj Polonisë, për shkak se ftesa për të ka mbërritur tek Empoli vetëm dje, sepse nuk ishte e lejueshme që FSHF të dërgonte ftesë në kohën kur gjyqi në KAS ishte ende i hapur.

Në këtë mënyrë me të gjitha gjasat fantazisti 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve në Shqipëri dhe do të bëjë debutimin e tij në takimin ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit