Home Aktualitet Komedia e shk...

Komedia e shkëlqyer “Duke edukuar Ritën” rikthehet më datë 11 dhe 12 shtator në Universitetin e Arteve

56
0

Këtë fundjavë, në datat 11 dhe 12 shtator në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve do të shfaqet për artdashësit komedia e shkëlqyer “Duke edukuar Ritën”.

Kur parukierja e martuar Rita regjistrohet në një kurs universitar për të zgjeruar horizontet e saj në letërsi, nuk e kupton fare se ku do ta çojë udhëtimi.
Mësuesi i saj Frank është një akademik i shkëlqyer, poet i frustruar, alkolist i përkushtuar, që është pak entuziast për të marrë Ritën si studente, por kur këta dy njerëz mblidhen së bashku, shpejt kuptojnë se sa shumë mësojnë nga njëri -tjetri.
Kjo komedi e çmëndur dhe e ngrohtë fitoi zemrat e publikut në fund të korrikut kur u shfaq për publikun e Tiranës.

Shkruar nga një prej dramaturgëve anglezë më të mëdhenj ndonjëherë Willy Russell dhe me një nga aktorët tanë të dashur Mehmet Xhelili si Frank dhe duke prezantuar Laura Nezhën gjithë sharm dhe akrobaci të zgjuara si Rita. Ky prodhim i drejtuar nga Kiço Londo i Teatrit Shëtitës ka marrë nga publiku vlerësime pozitive.

Komedia do të shfaqet të shtunën dhe të dielën, në datë 11 dhe 12 shtator, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, ora 20:00. Rezervoni në numrin 0694820625.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit