Home Bota Koreja e Veri...

Koreja e Veriut mbyll shumë ambasada në mbarë botën

43
0

Koreja e Veriut ka vendosur të mbyllë një numër të madh ambasadash duke përfshirë ato në Spanjë, Hong Kong dhe shumë vende në Afrikë, sipas raporteve të mediave dhe analistëve.

Me këtë lëvizje, gati 25 për qind të Misionet e Phenianit mbyllen në mbarë botën, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Vala e re e mbylljes së misioneve diplomatike nga Koreja e Veriut shihet si një shenjë se vendi i izoluar është mbërthyer nga një prej lëkundjeve më të mëdha të politikës së jashtme në dekada.

Media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA tha se ambasadorët e vendit bënë vizita “lamtumire” te liderët e Angolës dhe Ugandës. Edhe mediat lokale në të dy vendet afrikane raportuan mbylljen e ambasadave të Koresë së Veriut atje.

Mbyllja e 12 ambasadave aktualisht, vjen për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Ndaj vihet re një tendencë e shkëputjes së Phenianit globalisht. Por kjo sjell si rrezik dobësimin e mundshëm të ekonomisë së Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut ka marrëdhënie zyrtare me 159 vende. Deri dje ajo kishte 53 misione diplomatike jashtë shtetit, duke përfshirë tre konsullata dhe tre zyra përfaqësuese.

Pasi u tërhoq nga Angola dhe Uganda, Koreja e Veriut gjithashtu do të mbyllë ambasadën e saj në Spanjë.

Ende nuk është e qartë kush janë ambasadat e tjera që mbyllen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit