Home KRYESORE Kreu i KQZ, C...

Kreu i KQZ, Celibashi: “Po nuk firmosi Basha, nuk e regjistrojë PD-në për zgjedhjet e 14 majit

350
0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një pronocim për emisionin Top Story në TCH se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij. Ai u shpreh se Lulzim Basha, si drejtues ligjor i PD-së dhe poseduesi i të drejtës së vulës dhe firmës, duhet me patjetër të dorëzojë dokumentet e firmosura. Nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë kjo parti nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

“Është e paevitueshme duhet të firmoset ndryshe nuk regjistrohet. Ky është një problem për partitë politike, nëse ata nuk e zgjidhin me njëri-tjetrin, çfarë problemi ka KQZ këtu”, – tha Celibashi.

Kryetari KQZ-së deklaroi se Basha ka 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm të firmosur nga ai për tu bërë pjesë e zgjedhjeve PD-ja.

“Kanë 48 orë kohë për të paraqitur dokumentet. Duke nisur nga sot Basha duhet t’i dorëzojë. Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet i plotësuar nuk do të regjistrohet. Deklarata duhet të jetë e firmosur nga drejtuesi i PD-së. Këtë e ka ligji dhe ligji duhet të respektohet”, shtoi më tej ai.

“Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn, në funksionin e kryetarit të komanduar, por është përgjegjësi personale e kryetarit të zgjedhur me votë të nënshkruajë këtë deklaratë”, – thotë Celibashi.

“Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton një emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrimi” – shton ai.

“Mungon dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës”, – shton kreu i KQZ-së dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

I pyetur nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi përgjigjet: “Në vendimin e sotëm, u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor.

Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse Kodi Zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.

Këtë të enjte, Lulzim Basha u njoh si kryetar i Partisë Demokratike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së bazuar në dokumente zyrtare e ka Lulzim Basha”, – tha Celibashi.

Por, edhe pse mori konfirmim si kryetar, Lulzim Basha nuk mundi ta regjistrojë partinë në zgjedhje, për shkak se dokumentet e dorëzuara në KQZ kishin mangësi dhe ishin të paqarta. Pengesa më e madhe ishte autorizimi që i jepte të drejtën Enkelejd Alibeajt të përbetohen në emër të Lulzim Bashës që nuk do kryente krime zgjedhore.

Vendimmarrja nuk u prit mirë nga përfaqësuesi ligjor i Bashës, i cili paralajmëroi ankimin në komisionin e sanksioneve dhe ankesave. Vendimi pritet të kundërshtohet edhe nga Sali Berisha, i cili tashmë shpresat i ka tek aleatët për t’u regjistruar në zgjedhje. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit