Home Aktualitet Fjalimi i Kry...

Fjalimi i Kryeministrit Rama në Shkup: guximtar, vizionar, por dhe problematik!

51
0

Kryeministri Rama ka mbajtur sot në Shkup një ndër fjalimet e tij më të guximshme rajonale dhe ishte i saktë në vizionin e tij për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Por edhe problematik në raport me Kosovën, pasi kryeministri Kurti akoma stonon në këtë nisëm Rajonale. Natyrisht që nuk është faji i palës shqiptare në hezitimin kosovar, por e mira e donte të ishin në një linjë Kosova me Shqipërinë.

Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e nismës rajonale, si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

Gjatë fjalës në Forumin Ekonomik në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë vendet e Rajonit që t’i bashkohen nismës së minishengenit Ballkanit ose OPEN BALKAN.

“Për çfarë arëyse të gjithë kamionët e mallrave duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufi se në udhëtim. Këtu ka sipërpamërrës që e dinë shumë mirë. Në emër të kujt ne duhet të pranojmë këtë realitet deri sa të bëhemi anëtarë të BE, në emër të kujt, historisë?! Çështjet e pazgjidhura nuk zgjidhen më kollaj duke mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Përkundrazi , aq më e mundur është që edhe çështjet e pazgjidhura të zgjidhen duke bashkëpunuar.

Nuk dua të zgjatem por dua të rikonfirmoj se për ne, për Shqipërinë, kjo nismë është strategjike.

Do vijojmë me këmbëngulje përpara.

Objektivi që i kemi vënë vetes është që brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit të jetë i njësuar me BE, madje kemi rënë dakord që do të fusim edhe sistemin e integruar për pagesat e TVSH midis vendeve.

Nuk e kuptoj për çfarë mendohet Mali i Zi!

Mendohet se si të zgjidhë problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme.

Po Bosnja për çfarë mendohet?
Sepse e di për çfarë mendon Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht në një qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Çdo ditë që ne fitojmë në këtë proces është një ditë e fituar për të ardhmen, çdo ditë e humbur në këtë proces është një ditë që na e merr e shkuara.

E shkuara nuk mund të diktojë sa zhvillohemi në të gjitha aspektet.

Se dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha-hekurudha, cila hekurudhë?! Nëse treni shkon në një destinacion brenda kufijve tanë, ç’rëndësi ka?. Po kush do vi për hekurudhën në Maqedoninë e Veriut nëse treni shkon nga Tetova në Shkup. Kush janë këta budallenj që do hedhin paratë për një sektor. A nëse ne, sëbashku, kemi fuqinë dhe vullnetin të ndërtojmë një projekt të përbashkët e të trokasim në dyert e gjithë organizmave financiare ndërkombëtare e të themi urdhëroni rrjetin hekurudhor të Ballkanit.

Po hekurudhë për çfarë, për statuse FB, duke luftuar njëri tjetrin?! Ky është një shembull ka plot të tjerë. Shqipëria jeton me turizëm, sot volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse.

Ne jemi këtu për të ardhmen, çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara nuk ka cështje të së shkuarës që zgjidhet në emër të së ardhm”-u shpreh Rama.

Duhet pranuar se fjalimi i kryeministrit shqiptar Rama ishte korrekt dhe që shikonte nga e ardhmja e Rajonit. Ishte fjalim që vendoste shina në SHINAT e trenit ballkanik i cili akoma nuk ka filluar si trase, por që është në letër-projekt!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit