Home Bota Kryeministrja...

Kryeministrja di veç të festojë? Marin ka treguar se është bashkëshorte e devotshme dhe nënë shembullore 

292
0

Sanna Marin është kryeministrja më in e momentit dhe ka ”pushtuar” portalet dhe rrjete sociale. Ajo theu shumë barriera që kur u zgjodh kryeministre e Finlandës në 2019, ndërsa ishte ende 34 vjeçe. Vajzë e një çifti femrash, ajo u bë liderja më e re botërore dhe kryeministrja e tretë femër në vendin skandinav.

Por ditët e fundit ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë pa pasur asnjë lloj kompleksi për postin që mban mbi shpatulla. Në video, shefja e qeverisë është në një festë së bashku me një grup miqsh si këngëtarja Alma, motra e saj Anna, reperi Petri Nygard, prezantuesi Tinni Wikstrom, fotografja Janita Autio dhe anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate, ku kërcen e dëfrehet si bashkëmoshatarët e saj pa post publik.

Liderja aspak e zakontë ka treguar se është edhe një bashkëshorte e devotshme dhe nënë shembullore me postimet e herëpashershme që bën në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit