Home Aktualitet Kryesia e re ...

Kryesia e re e PD-së, Edit Harxhi: Ka pasur lobim dhe orientim vote

386
0

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi 20 anëtarët e Kryesisë së re të kësaj force politike më 28 maj, ku me më shumë vota dolën Belind Këlliçi, Fatbardha Kadiu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, etj.

Edith Harxhi, edhe pse e përzgjedhur si anëtare me 85 vota, hodhi akuza se në proces pati lobim dhe orientim të votës.

“Grupi parlamentar akoma nuk ka dakortësi. Janë tre palë. Në terren unë e shoh më të arritur. Mendoj që ka qenë proces jo i lehtë, por i bazuar në votë. Për herë të parë ne kemi kthyer institucionin e votës. Sa i përket kryesisë, numërimi ka qenë i hapur, por ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Lobimi në atë formë siç doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë”-tha Harxhi për “TCH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit