Home Aktualitet Kthimi i esht...

Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në Tiranë, një akt i merituar

30
0

Nga Sali Berisha

Këto ditë u sollën nga Roma dhe u varrosën në Tiranë eshtrat e njërit prej intelektualëve dhe personalitetëve më të shquara të Tiranës së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, Qazim Mulleti.

Pasardhës i një prej familjeve më të njohura të Tiranës, intelektual i njohur dhe atdhetar, Qazim Mulleti që në moshën e rinisë dhe në vazhdim mori pjesë dhe luajti rol aktiv në të gjitha ngjarjet e mëdha kombëtare. Ai si i ri ishte akitiv në Pavarësinë e Shqipërisë, përfaqësoi Tiranën në Kongresin e Lushnjës, mori pjesë si zyrtar i rëndësishm në funksione të ndryshme në qeveritë shqiptare të viteve ‘20.

Qazim Mulleti ishte një antikomunist i vendosur gjatë viteve të pushtimit, në kundërshtim me rolin dhe qëndrimet atdhetare të tij dhe familjes, Mulleti pranoi emërimin Kryetar Bashkie dhe më pas Prefekt i Tiranës. Por ai arriti, ndonëse në vendin e gabuar e në kohën e gabuar, të fitojë respektin e qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me zyrtar të lartë të tjerë të kohës, mbrojti hebrenjtë nga gjahu nazist. Pas lufte Qazim Mulleti jetoi në Romë, azilant politik, si kundërshtar i diktaturës komuniste. Për shkak të reputacionit të mirë që kishte tek qytetarët e Tiranës, regjimi i Enver Hoxhës nderseu kundra  tij kalemxhinjtë që me penën e tyre glorifikonin të keqen dhe i thurnin lavdi kasaphanës së luftës së klasave.

Kështu përveç kalvarit që përjetuan në kampet e përqendrimit, familjarët e tij të nderuar ju nënshtruan një terrori psikologjik publik të pashembullt gjatë gjithë viteve të diktaturës me komedinë famëkeqe “Prefekti”.

Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në qytetin që i sherbeu me ndershmëri dhe përkushtim ishte një akt civil dhe i drejtë, por edhe njëlloj ngushëllimi dhe ndjese e merituar për familjarët e tij fisnik. #sb

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit