Home Sporti Liverpooli bë...

Liverpooli bën gati rinovimin me Salah, i ofron 25 milionë euro në sezon

60
0

Liverpooli nuk ka ndërmend që të privohet nga Mohamed Salah, teksa është gati që t’i ofrojë rinovimin e kontratës. Portali i njohur “Metro” së fundmi raporton se është gati e “zeza mbi të bardhë” për kontratën e re.

“The Reds” kanë pranuar kërkesat e futbollistit, duke i ofruar 400 mijë sterlina në javë, që arrijnë shifrën e 25 milionë eurove në sezon.

Nuk është bërë e ditur ende se sa do të zgjasë kontrata e re, por me shumë mundësi egjiptiani do të jetë pjesë e klubit anglez deri në vitin 2026 apo 2027. Edhe pse u përfol për një destinacion të ri, ai ka vendosur që të mbyllë karrierën në “Anfield”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit