Home Editorial Loja brilante...

Loja brilante e kryebashkiakut të Vlorës për të djegur kryeministrin në Vlorë

120
0

Nga Herion Mesi-

Edi Rama pranoi mandatin e deputetit për qarkun Durrës. Ishte edhe në Vlorë, i teti në listë dhe për pak sa nuk u kthye si në filmin “I teti në bronx” prej kryebashkiakut vlonjat.

Dritan Leli pas sherrit me kryeministrin dhe refuzimit të tij të prerë dhe labçe, punoi po labçe për ta djegur numrin tetë të PS-së. Pra hakmarrja ishte e pamëshirshme që Edi Rama të mos dilte deputet në Vlorë. Opozita PD dhe LSI në sinkron me kryebashkiakun, në takime të fshehta si dikur ballistët e zonës së Bregut, punuan dhe bashkërënduan punët që PS-ja të mos kapte 8 deputetë. I gjithë grupi opozitar luajti fort, pasi mosfitorja e Edi Ramës do të ishte një goditje e fortë për PS-në dhe posaçërisht për kryeministrin. Me këtë rast digjej edhe shefi i fushatës së qarkut Vlorë për PS-në, deputeti Damian Gjknuri, ku nëse nuk merrte 8 deputetë, koka e tij pritej në Janinë si dikur Ali Pasha!

Në të vertetë kryebashkiaku kishte të drejtë në hakmarrjen e tij ndaj kryeministrit, sepse Edi Rama nuk e mori në fushatë, bile e sikterisi. Ndaj kryebashkiaku vlonjat punoi fshehtas, me një djallëzi shembullore, me një akord përfekt me PD dhe LSI,  sidomos me një prej drejtuesve të opozitës në këtë qark.

Kryebashkiaku vlonjat doli kockë e fortë, nuk pyet as tani për kryeministrin, ndonëse nëse humbiste PS-ja, dhe bashkë me të edhe Edi Rama në Vlorë, atij, pra Dritan Lelit do ti jepej dekarata nga kreu i Shtetit. Një dekoratë e nivelit të lartë, sikurse jepet një gazete me kontribute në historinë e pluralizmit shqiptar.

Por Edi Rama fitoi! Në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë.

I fitoi apo i mori, kjo mbetet në debatet mediatike, por zyrtarisht dhe ligjerisht kryeministri mbeti prapë kryeministër.

Edhe Dritan Leli humbi, por mbeti kryebashkiak.

Tashmë ai ka mbështetjen e hapur të mediave opozitare, PD dhe LSI.

Dhe e meriton si lab, si kryebashkiak dhe si njeri sa për pak dogji kryeministrin në Vlorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit