Home Aktualitet Luçiano Boçi:...

Luçiano Boçi: Kallëzim në SPAK kundër Ramës për nisjen e punimeve për Teatrin Kombëtar

55
0

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike në selinë blu. I pari që mori fjalën ishte nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi.

Ai paralajmëroi dhe një kallëzim ndaj tij në SPAK për nisjen e punimeve për teatrin e ri që i cilësoi flagrante.

Me zgjedhjen e kreut te ri te SPAK, rrëzoi dhe atë pak besim që publiku ka pasur te reforma në drejtësi. Votimi i hapur tregoi qartazi se frika ndaj votës së fshehtë dhe votës së lirë, ka kapluar dhe institucionin suprem që duhet të merret me korrupsionin e votës. Ndaj kjo tregon dhe një herë se projekti për të instaluar regjimin në Shqipëri është real ndaj këtij fakti duhet reagim, politik dhe publik.
Ende pa u tharë boja, sot Rama dhe Veliaj provokojnë hapur me nisjen e punimeve për një teatër me kulla, që kundërshtohej nga Kushtetuesja. Ndaj SPAK duhet të veprojë, nëse jo, na bie si detyre qe te depozitojmë kallëzim në SPAK”, tha Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit