Home KRYESORE Lulzim Basha:...

Lulzim Basha: Berisha një palo burrë që merret me zonjat e PD, duke i sulmuar

1361
0

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se ka vetëm një opozitë reale në Shqipëri, që është Partia Demokratike dhe përballë saj ndodhen bashkë Edi Rama, Sali Berisha e Ilir Meta, të cilët po punojnë për ta shkatërruar atë dhe duan të mbajnë peng vendin.

Më tej, Basha ka sulmuar direkt ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e quajtur palo burrë që sulmon zonat e Partisë Demokratike.

Hiqni çdo iluzion. Janë bashkë të tre: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Janë të tre bashkë, janë bashkë prej hallit që i lidh bashkë, dhe janë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Mos keni asnjë iluzion. Sigurisht që nuk kanë për t’ia arritur, përkundrazi ajo që shoh dhe prek me sytë e mi, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e ekranit, është një vendosmëri në rritje e demokratëve, një vetëdije në rritje të demokratëve. Kjo parti, quhet Partia Demokratike, ka kaluar edhe periudha të vështira, por përbëhet nga demokratë”, deklaroi Basha.

Me tej Basha tha se një plak burrë që lufton për të përdorur demokratët për hallet e tij personale, po shan e fyen gratë e PD-së, të cilat nuk janë me të. Dhe ky është Berisha, shtoi Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit