Home KRYESORE Mark Marku: F...

Mark Marku: Foltorja e Berishës është për interesa personale

761
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku është shprehur në emisionin “Opinion” se mbledhja e Kuvendit Kombëtar nga ish-kryeministrit Sali Berisha është për pushtet personal dhe për të rimarrë PD-në.

Sipas Markut, objektivi i Berishës është vetëm largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i PD dhe se nuk paraqet një tezë të qartë si do të ndryshojë Partia Demokratike.

Marku u shpreh se Berisha duhet të bëjë publike listën e të gjithë delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit.

 “Unë mendoj që vërtet në statut ekziston e drejta që një përqindje e delegatëve të mbledhin kongresin.  Ka procedura, që do të thotë shifrat që deklaron Berisha duhet të dalin. Edhe Basha, por Basha nuk po tenton të bëjë kongres. Berisha duhet të paraqesë listën e delegatëve. Problemi është çfarë deklaron njëri dhe çfarë deklaron tjetri. Për mua ajo që është e dukshme është që ky kongres dhe kjo lëvizje nuk është për PD-në dhe as për ardhjen e saj në pushtet, është për pushtet personal dhe Berisha po kërkon të marrë PD. Një nga problemet që ka Berisha, kjo lëvizje nuk ka asnjë tezë deri tani, përveç një kërkesë që të hiqet Basha. Nuk ka një tezë si do të ndryshojë PD. Qëllimi është për të hequr Bashën. Dy gjëra ka që nuk shkojnë në argumentet e Berishës: E para, Basha e Berishën dhe ata që janë pasuesit e Berishës  e zgjodhën para dy muajve në një kuvend të pa kontestuar. Unë kam hedhur idenë që ky kongres mos konsiderohet si kongres normal, të krijohet një grup për rithemelimin e partisë. Të hidhen tezat dhe të mblidhen njerëzit, të diskutohet. Do një kohë të gjatë. Nuk është ngut. Nguti në këtë rast është i Berishës. Nuk është nguti i PD për të bërë një kongres shpejt e shpejt për të hequr Bashën. Sa e besueshme do jetë PD kur i thuhen gjithë këto të pavërteta njerëzve tani”, u shpreh Mark Marku./Opinion.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit