Home POLITIKE Berisha-Ramës...

Berisha-Ramës: Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, emigrantët të bashkohen të gjithë në Tiranë

154
0

Sali Berisha këtë mbrëmje nga dritarja e banesës ku qëndron që prej 30 dhjetorit 2023 në izolim, ka ftuar diasporën, emigracionin që të bashkohen të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit. Nga ana tjetër, Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të anulojë vizitën e tij për takimet me diasporën, nisur edhe nga reagimet që kanë ardhur nga Athina zyrtare.

”Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua? Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria? Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.

Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar. Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë. Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.

Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar. Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.

Pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato. Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua? Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit