Home Aktualitet Mbyllet prote...

Mbyllet protesta, qytetarët: Peticion në gjithë Shqipërinë për shkarkimin e ministrave

811
0

Protesta për herë të dytë, ku kërkohet drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia filloi para Ministrisë së Brendshme në orën 19:30 dhe u mbyll para Kryeministrisë në orën 21:00.

Qytetarët provuan edhe të telefonojnë live kryeministrin Edi Rama, për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrave si prindër, por megjithëse zilja ra, nuk pati përgjigje. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe paralajmëruan një peticion për shkarkimin e dy ministrave.

“A duhet të mbahet përgjegjësi nga dikush në këtë vend. Ne do vazhdojmë duke kërkuar drejtësi për Jonadën. Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera”, tha e afërmja e 7-vjeçares.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Qytetarët kishin vendosur një afat prej 72 orësh, por një natë më parë afati skadoi. Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye.

Fëmijët ulen në shkallët e Kryeministrisë: Drejtësi për Jonadën

Pas “gjakut” që lyen Ministrinë, qytetarët ulen këmbëkryq para Kryeministrisë 

Bojë e kuqe në murin e Ministrisë, qytetarët: Është gjaku i Jonadës dhe i çdo jete të prerë në mes

“Çdo i fortë në këtë vend na i shëmton jetën”, avokati Adriatik Lapaj i bashkohet protestës 

“Do vijnë ditë më të zeza në shtator”, qytetari në protestë: Të ikë Rama i pari

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit