Home Aktualitet “Me “Bravën” ...

“Me “Bravën” e “Alibashën” nuk ka gjuhë të përbashkët”, Noka: Në regjimin e Edi Ramës skandali kap skandalin

6
0

Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ftuar në studion e ”News24”, thotë se demokratët nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, duke e quajtur atë një “farsë zgjedhore”, ndërsa i mbyll iderën përfundimisht bashkëpunimit me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke i cilësuar këta të fundit si “Brava” dhe “Alibasha”. Sipas tij në qeverisjen e kryeministrit Rama “skandali kap skandalin” dhe kjo nuk i jep kohë opinionit publik të analizojë situatën.

“Ne nuk e njohim farsën zgjedhore të 14 majit, pasi është faktuar me prova e argumente se ka qenë një masakër ku nuk ka pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Do të analizohet gjithçka dhe do mbajmë përgjegjësitë tona po ashtu. Të gjitha forcat opozitare janë ato që besojnë se ky vend ka nevojë për ndryshim dhe se regjimi autokratik i Edi Ramës duhet të rrëzohet. Ne do gjejmë gjuhën për krijimin e një fronti opozitar, por me “Bravën” dhe “Alibashën” nuk mund të ulesh pasi janë thjesht shërbëtorë të regjimit dhe pjesë e oborrit të regjimit.

Në qeverisjen e Ramës skandali kap skandalin, aq sa nuk ka kohë të komentohet në media një skandal, pasi ndodh i radhës. Kjo ndodh vetëm në regjimin kriminal të Edi Ramës. Në qeverinë e Ramës punojnë dy sektore, ai i vjedhjes e shkatërrimit dhe sektori i propagandës.

Keni dëgjuar nga opozita false që të drejtojë gishtin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për kullën në mes të Tiranës. Ata kërkojnë të mbulojnë zhurmën për batërdinë urbane në Tiranë. Ata që premtuan pyll orbital dhe e bënë Tiranën gjithë kulla nuk janë njësoj me ata që e luftojnë këtë fenomen”,-tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit