Home Aktualitet Mes azilit po...

Mes azilit politik dhe ekstradimit, nëse Arben Ahmetaj nuk gjendet për 3 javë do shpallet në kërkim

20
0

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj është shpallur zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin e SPAK. Policia e Shtetit ka nisur kontrollet për gjetjen e tij. Mbi të rëndon masa e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, ndërsa mbetet ende e paqartë në këtë fazë nëse ish-numri dy i qeverisë do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata. Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për masën me burg, SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt.

Avokati Agron Bicaku, shpjegon se Shqipëria me Britaninë kanë disa marrëveshje ekstradimi, dhe vendi ynë kategorizohet te lista e shteteve nga të cilat nuk kërkohen prova të mëdha në mënyrë që t’i hapet rrugë ekstradimit.

“Në momentin që zoti Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe marrim të mirëqenë faktin se ndodhet në Britaninë e Madhe. Atëherë Shqipëria ,me Britaninë kanë disa marrëveshje ekstradimi, me të fundit që është bërë në vitin 2018. Britania e Madhe i ka me dy kategori shtete nga të cilat kërkohet ekstradimi. Kategoria e parë hyjnë kërkesat që vijnë nga Bashkimi Europian. Kategoria e dytë në të cilën ndodhet dhe Shqipëria janë kërkesat nga pjesa tjetër e botës që ka minikategorinë A dhe Be. Në kategorinë A ku bëjnë pjesë Shqipëria hyjnë shtete nga të cilat Britania e Madhe nuk kërkon prova shumë të mëdha për një kërkesë ekstradimi, për të marrë të mirëqenë”, shpjegoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit