Home Euro 2020 Morata: E di ...

Morata: E di përse më kanë kritikuar, do të flas pas Europianit!

11
0

Alvaro Morata është një ndër lojtarët më të përfolur të këtij Europiani. Sulmuesi i Juventusit, i kontestuar fillimisht ashpër nga tifozët spanjollë, e gjeti veten nën breshrin e kërcënimeve pas disa rasteve të humbura në ndeshjet e para. Morata foli për këtë çështje dhe për ecurinë e Spanjës në “Euro 2020”.

“Dua ta rishoh ndeshjen me Kroacinë me gjithë skuadrën, për të parë se ku mund të përmirësohemi. Ishte një paraqitje e mirë, por duhet të korrigjojmë shumë gjëra. Kishim ndeshjen në krahun tonë në dy momente dhe nuk mund të ndodhë më që të na rikuperojnë kaq lehtë. Goli? Nuk e di se si, por e dija që mbrojtësi nuk arrinte dhe mund të kontrolloja topin dhe të shënoja. Godita shumë fort dhe jam i kënaqur, por tani duhet të vazhdojmë. Ndeshja me Kroacinë do të kujtohet vetëm nëse ecim përpara.

Ky është futbolli. Duhet të jesh i përgatitur dhe të dish se mund të kalosh nga ligësitë më të këqija te kënaqësia. Edhe shokët e mi e kanë përjetuar kështu. Unë e di përse më kanë kritikuar dhe nuk ishte shumë e vështirë ta zbuloja. Do të flas kur të mbarojë Europiani, tani nuk dua t’i kushtoj vëmendje kësaj.

Nuk ishin të bukura kritikat ndaj gruas time dhe fëmije të mi, pasi janë ata që kanë vuajtur më shumë. Kam marrë edhe shumë afeksion, por e keqja bie më shumë në sy se e bukura. Është e qartë se gjëja më e mirë është të mos u kushtosh vëmendje ligësive në rrjetet sociale, por kaluan kufirin. Është e tmerrshme të mendosh se ata që fyen fëmijët e mi, ndoshta kanë edhe vetë fëmijë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit