Home KRYESORE Moshapja e xh...

Moshapja e xhamisë së Namazgjasë, Sali Berisha: Erdogan presion Ramës për të shkarkuar kreun e KMSH-së

818
0

Për mos hapjen e xhamisë së Namazgjasë për festën e Fitër Bajramit, nga salla e Kuvendit Sali Berisha e drejtoi gishtin nga presidenti turk, Recep Tajip Erdogan. Nga seanca e kësaj të hëne, Berisha tha se arsyeja e mos mbajtjes së premtimit lidhet me kreun e Kominitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

Për ish-kryeministrin, Erdogani donte largimin e Spahiut, pasi ky i fundit është shkolluar në institucionet e financuara nga Fetullah Gylen.

”Xhamia e Namazgjasë nuk u hap festën e Fitër Bajramit. Edi Rama ka dërguar njerëz për ti bërë presion kryetarit të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse këtë e do Erdogani. E denoncoj hapur këtë gjë. Nuk lejohet asnjë ndërhyrje. I bëj thirrje presidentit të Turqisë, të sjellë çdo dosje, por që të fajësojmë ne njerëz pse janë shkolluar me fondet e Gylenit kjo nuk mund të ndodhë. Me gjithë respektin që kam për ju dhe vendin tuaj nuk duhet ndërhyrë për të caktuar kryetarin e Komitetit Mysliman Shqiptar”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit