Home Kultura Ndërron jetë ...

Ndërron jetë aktori i njohur i filmave shqiptarë, Pandi Siku

312
0

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku. Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në 16 Gusht të 2022, babi im, Pandi Siku, u bë një ëngjëll në parajsë! Të duam shumë”, shkruan e bija, Yonah Okis.

Aktori ndërroi jetë në SHBA, ku jetonte që nga viti 2001.

Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar. Lindur me 28 Korrik 1949 në Tirane ai u diplomua në Institutin e Larte te Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullor (sot Teatri Kombetar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bën në dramën “Toka e jone” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund të përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistet” (1981), Mërkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneces”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit