Home POLITIKE Në Rinas zbri...

Në Rinas zbritën 2.8 milionë pasagjerë në 4 muaj

46
0

Rinasi është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024. Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.

Një nga linjat më prestigjioze në botë, “Iberia” i është shtuar së fundmi listës së linjave që operojnë në Shqipëri, duke lidhur Tiranën me Madridin (3 herë në javë). “Iberia” është pjesë e grupit IAG, ku përfshihet British Airways, e cila është gjithashtu e pranishme në Shqipëri që nga viti 2006.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 40 % më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7 257 574 pasagjerësh në 2023-shin. Ndërsa këtë vit, numri i pasagjerëve pritet të shkojë 8.4 milionë.

Në janar të këtij viti ka nisur puna për zgjerimin e pistës në aeroportin e Rinasit, për të mundësuar fluturime transoqeanike. Parashikohet që në 3-mujorin e parë të vitit 2025 të nisin fluturimet Tiranë-New-York.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit