Home Aktualitet “Në spitalin ...

“Në spitalin e Lushnjës bëhen veç synetlliqe”, deputeti i PD: Daja im mori fisin në një autobus dhe vajtën në Fier

90
0

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i cili flet troç, ka goditur këtë të hënë në seancën e kësaj të hëne në Kuvend. Teksa foli për situatën në Lushnje, Korreshi renditi disa problematika që vijnë nga ky qytet, që nga shkrirja e gjykatës dhe prokurorisë, në kuadër të hartës së re gjyqësore, e deri te gjendja në spital. Ai mes ironisë ai tha edhe se në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe.

“Ju falënderoj që na hoqët gjykatën dhe Prokurorinë. Kismet inshalla del në shtator, të bëjmë rehat dhe plazhin. Shyqyr që na iku Apeli i Vlorës, menduam që të shkonim në kryeqytet. Vazhdon me ritme të fuqishme reforma në drejtësi. Po na ikin dhe drejtoritë. Një qytet me 200 mijë banor nuk ka më asnjë drejtori.

Shikoni nëse e zgjidhni këtë problem. I gjithë fisi u turr në Fier, se dhe për synetlliqe bëhesh atje. Daja im është bërë synet, por u bë nga tëmthi. Fatmirësisht gjithçka doli mirë dhe ne bëmë një piknik pasi shkoi i gjithë fisi me autobus.

E kemi erën e ullirit ne çfarëdolloj muaj të vitit. Unë po prek vetëm një gjë. Iku domatja e sallatori, me shalqirin ça do bëjmë. Si do e llogarisni për grurin. Një falënderim vjen për përroin e qytetit se po të gëlltisim një gjë atje do e gjejmë”, tha Korreshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit