Home Aktualitet Në Sri Lanka ...

Në Sri Lanka kryeministri nxjerr ushtrinë kundër turmës. Në Tiranë, Berisha paralajmëron protesta si në Sri Lanka!

454
0

Nuk ka qetësi në Sri Lanka. Turmat në rrugë, por edhe ushtria në rrugë!

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin kushtetues” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën. Ai është emëruar në detyrë nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

“Ne nuk mund ta grisim kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët të marrin pushtetin. Ne duhet t’i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë,” tha ai.

Sri Lanka ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën.

Ndërkohë ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në shtator do të rifillojnë protestat masive kundër qeverisë Rama dhe se Shqipëria do të kthehet në një Sri Lanka të dytë!

Por ajo që ndodh sot në Sri Lanka nuk është e lakmueshme nga shqiptarët, sepse kemi provuar një vit 1997.

Ndaj opozita duhet të protestojë, dhe fort bile, por jo me këtë skenar të Sri Lankës, sepse jemi në Europë dhe nuk të lejon njeri. Aq me tepër se jemi edhe vend i NATO-s.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit