Home Sporti Nga futbolli ...

Nga futbolli te kebab-ët, Lukas Podoski ka një pasuri të frikshme në Gjermani

549
0

Lukas Podoslki dikur ka qenë një futbollist i njohur, i cili ka spikatur në disa skuadra të ndryshme. Pasi u transferua te Galatasaray, sulmuesi 38-vjeçar gjerman pati në Turqi idenë brilante që të ndryshon jetën, hapjen e një restoranti kebab në Gjermani.

Ishte viti 2018 kur Podolski inauguroi të parin Mangal Doner të tij, nga 30 të hapur në të ardhmen dhe që e bënë shumë të pasur. Siç raporton “The Sun”, futbollisti tani ka një pasuri prej 207 milionë eurosh falë restoranteve të tij të famshme në mbarë vendin.

Podolski vazhdon të luajë futboll dhe që nga viti 2021 ka veshur fanellën e skuadrës polake Gornik Zabrze. Por tani bota e futbollit është vetëm një pjesë e vogël e interesave të tij të mëdha.

“Nëse porosisni një menu te McDonald’s, paguani njësoj si në restorantet e mia, apo edhe më shumë dhe ushqimi juaj do të jetë katrahurë, i mungon cilësia”, komentoi Podolski.

Lukas Podolski nga Arsenali ka kaluar në mbret të qebapëve

Dean Scoggins i SunSport u nis për në Gjermani për të provuar një vetë

Podolski është bërë një biznesmen i suksesshëm pasi fitoi Kupën e Botës

Podolski është një adhurues i madh i qebapeve dhe përdor përbërësit më të mirë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit