Home Sporti Nis kampionat...

Nis kampionati i shkollave 9-vjeçare për vajza, Sekretari Shulku: Nga këtu dalin talentet e ardhshme të futbollit!

38
0

Është zhvilluar sot në Shtëpinë e Futbollit ceremonia hapëse e kampionatit të shkollave 9-vjeçare për vajza, një aktivitet që nis kështu edicionin e pestë dhe përveç Tiranës zhvillohet edhe qytetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Shkodrës dhe Fierit.

Në ceremoninë hapëse të këtij aktiviteti ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ndërkohë që tribunat e fushës në Shtëpinë e Futbollit ishte e mbushur me vajza dhe djem nga shkollat pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë së Arsimit dhe Sportit, ndërkohë që theksoi se futbolli i vajzave është rritur ndjeshëm në vitet e fundit falë është mbështetjes së pakursyer të Federatës. Njëkohësisht z. Shulku theksoi edhe rëndësinë që ka ky turne në zbulimin e talenteve të reja, të cilat mund të vijojnë karrierën në klubet e futbollit.

“Jam shumë i lumtur sot që marrim pjesë te ky kampionat i shkollave 9-vjeçare të vajzave. Do falënderoja pa diskutim Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjithë këto vitet e fundit. Ju e dini shumë mirë që futbolli i vajzave në Shqipëri këto vitet e fundit është zhvilluar. Kemi ekipe kombëtare nga U15-ta, U17-ta, U19-ta dhe ekipi A. Unë do t’u thoja të gjithë klubeve të futbollit, akademive të futbollit, t’i hedhin sytë nga kampionatet e shkollave 9-vjeçare, për vajza dhe për djem, sepse jam i bindur që do të gjejnë elementë, talente që do të jenë nesër e ardhmja e futbollit shqiptar. Udhë të mbarë kampionatit”, tha Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Pas ceremonisë hapëse u luajtën edhe dy ndeshjet e para të kampionatit në Tiranë e më konkretisht u ndeshën shkollat “28 Nëntori” kundër asaj “Kristaq Rama” dhe shkolla “Musine Kokalari” me shkollën “Bedri Llagami”. Në Tiranë janë regjistruar në këtë kampionat skuadrat e 20 shkollave, ndërsa në rang kombëtar janë aktualisht 57 shkolla pjesëmarrëse.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit