Home Aktualitet Nis rikonstru...

Nis rikonstruksioni i Infektivit, Manastirliu: Do të jetë një qendër reference për sëmundjet infektive

44
0

Ka nisur sot zbatimi i projektit për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve, ku bëri me dije se rikonstruksioni i Spitalit Infektiv do të organizojë dhe modernizojë shërbimin, sipas standardeve më të mira për trajtimin e pacientëve, duke e kthyer këtë spital në një qendër reference për trajtimin e sëmundjeve infektive.

 

Investimi në Spitalin Infektiv është një investim i cili është planifikuar në kuadër të planit tonë të përgjigjies ndaj pandemisë Covid19 dhe impaktit të saj, por edhe për t’iu përgjigjur emergjencave të tjera, për t’a bërë Spitalin Infektiv një qendër të vërtetë reference për sëmundjet infektive. Janë 5.6 milionë euro që vendosen në dispozicion të këtij investimi nga qeveria shqiptare, me të gjithë pajisjet dhe sistemet e nevojshme që duhet të ketë një spital modern”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e shërbimit për pacientët me Covid-19.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit