Home Aktualitet Një tjetër bl...

Një tjetër bllok banimi në Elbasan, Gjiknuri: Duam besimin e qytetarëve për të vijuar me punët e mira

126
0

Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi. Bëhet fjalë për rrugët “Grigor Nosi”, “Hasan Ali Kopili” dhe “Xhaferr Duhanxhiu”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për sistemimin e këtij blloku që ishte dhe një kërkesë e komunitetit për ndërhyrje kapilare.

Gjiknuri deklaroi se krahas zhvillimit të qendrës së qytetit, investimet do të vijojnë dhe në zonat periferike. “Këtu puna flet vetë. Është një kantier në zhvillim e sipër, çdo gjë nëntokësore është përfunduar, kanalizimet janë bërë. Bëhet fjalë për urbanizimin edhe të kësaj pjese të Elbasanit. Mesazhi jonë ka qenë konkret. Kemi filluar nga zhvillimi i qendrës së Elbasanit dhe pak nga pak po shtrihemi edhe në periferi. Ka një vullnet të qartë nga Kryetari i Bashkisë, ka një mbështetje nga qeveria dhe mirëkuptim nga qytetarët e Elbasanit për lirimin e hapësirave të zëna. Kjo tregon që e mira publike prevalon”, tha ai.

Po ashtu Gjiknuri nënvizoi se Bashkia po ecën në drejtimin e duhur, ndaj do të kërkohet besimi i qytetarëve që punët e nisura të shtrihen më tej. “Më vjen mirë që Bashkia po ecën në këtë drejtim. Natyrshëm që nuk mbarojnë nevojat, por edhe puna nuk do mbarojë. Prandaj ne kërkojmë besimin e qytetarëve në mënyrë që këto punë të nisura t’i shtrijmë edhe në zona të tjera dhe qyteti i Elbasanit, si qytet afër Tiranës, të ketë një perspektivë të mirë ekonomike dhe sociale”, shtoi më tej drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit