Home Aktualitet Një tjetër va...

Një tjetër valë shpërthimi nga Covid-19? Tomini: Po dominon “Delta”, por…

8
0

Nisur nga shtimi i rasteve të reja me Covid-19 dhe me shpërthimin e variantit ”Delta” të Covid-19, gjasat janë për një tjetër shpërthim të pandemisë.  Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, thotë se më të rrezikuara do të jenë grupet e pavaksinuara. “Parashikohet valë tjetër për shkak se kemi ende individë të pavaksinuar që nuk e kanë kaluar Covid dhe pritet një valë tjetër me tendencë në rritje, por duhet të vijohet me masat”.

Sipas autoriteteve edhe pse ka një rritje, situata mbetet e qëndrueshme. “Aktualisht po ndodh e njëjta gjë, varianti “Delta” po sundon qarkullimin e varianteve të tjera në vend dhe parashikon tendencë në rritje. Është një rritje e qëndrueshme për faktin e ardhjes së emigrantëve, lëvizjes së turizmit dhe prishjes së masave”.

Do të ketë edhe në Shqipëri vaksinim të detyruar për grupe të caktuara. “Popullsia shqiptare nuk krahasohet me Italinë dhe vendet e BE, një element shumë i rëndësishëm qenë përkrahja e popullatës ndaj vaksinimit dhe ka përkrahje për vaksinimin masiv. Deri tani komiteti i vaksinimit nuk ka dhënë rekomandim për vaksinim të detyruar për strukturat publike apo edhe frekuentimin e bareve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit