Home Aktualitet “Nuk jam i ar...

“Nuk jam i ardhur në Tiranë”, Veliaj-Këlliçit: Ata që ofendojnë të ardhurit shajnë edhe tironsit e vjetër

245
0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar edhe një deklaratë të bërë nga eksponentë të opozitës, për të ardhurit në Tiranë. Ai tha se gjuha e përdorur është fyese, raciste dhe neveritëse, sepse ka ofenduar jo vetëm 95% të të ardhurve në Tiranë, por edhe tironsit e vjetër.

“Ata thonë: ‘Unë nuk i njoh këta, se nuk jam i ardhur në Tiranë’. Çfarë do të thotë kjo? Kjo është një gjuhë komplet raciste, është e ndyrë, është neveritëse të thuash ‘unë nuk jam i ardhur në Tiranë, nuk i njoh këta’.

I bie që nuk njeh 95% të Tiranës dhe ofendon edhe tironsit e vjetër, se njerëzit që kanë përfituar më shumë nga boom-i i ndërtimeve në Tiranë dhe nga gjithë këto rivlerësime të pronave, është në fakt tirosni i vjetër.

Këta që shajnë ‘jabanxhinjtë’ nuk e kuptojnë se jetojnë në Tiranën e vitit 2022, ku jo vetëm 95% kanë ardhur nga qytete të tjera, por këtu jetojnë 140 kombësi. Jo vetëm nuk jetojnë me kohën, por ofendojnë edhe vendalinjtë”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit