Home Sporti Nuk ndalen of...

Nuk ndalen ofertat për Brojën, Dortmundi dhe Arsenali kanë gati “çekun”

80
0

Armando Broja zhvilloi një sezon pozitiv te Southampton, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Napoli është një nga ato ekipe të cilat po e studiojnë me kujdes Armando Brojën, pasi e shohin si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.

Por sipas “Sky Germany”, në luftë të vërtetë për të fituar shërbimet e tij janë Dortmund dhe Arsenal. Ekipi gjerman e sheh si sulmuesin e duhur për të zënë vendin e Haaland i cili u transferua së fundmi te Manchester City, ndërsa Arsenal e konsideron si të vetmin sulmues të ekipit, pasi Lacazette ka bërë valixhet gati.

Të dyja ekipet kanë kontaktuar Chelsea-n, teksa kanë marrë dhe një përgjigje. Blutë e Londrës e vlerësojnë 58 milionë euro kartonin e Brojës. Një shifër që konsiderohet e lartë dhe vështirë se do të paguhet prej tyre.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit