Home Ekonomi Paketa fiskal...

Paketa fiskale, FMN: Hiqni favorizimet, nxisin evazionin

129
0

Prej vitit të ardhshëm, do të zbatohet paketa re fiskale, ku eliminohen disa favorizime të bëra ndër vite, në ligjin për TVSH-në, akcizat apo taksat kombëtare. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, Fondi Monetar Ndërkombëtar është skeptik për sistemin tatimor në vend, pasi vlerëson se fashat tatimore të krijuara deri më tani me taksat lënë vend për abuzim.

Prej janarit të këtij viti në fuqi hyri përjashtimi nga TVSH-ja i bizneseve me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, por FMN thotë se kjo masë duhet të rishikohet pasi mund të krijohet shteg për abuzime.

“Shqipëria duhet të ulë pragun e xhiros dhe të vendos një regjim të përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Duhet të hartohet një plan tatimor afatmesëm, që të zëvendësojë qasjen e deritanishme ndaj ndryshimeve të politikave tatimore dhe të shmangë hartimin e nxituar të politikave tatimore”, thuhet në raport.

Një nga rekomandimet e FMN-së që duhet të jetë pjesë e paketës fiskale është edhe rishikimi i akcizës për birrën dhe verë. Një propozim i tillë është bërë edhe nga deputeti socialit Erion Braçe, gjatë diskutimeve të paketës fiskale të vitit 2022, por që u hodh poshtë nga qeveria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit