Home Sporti Përgatitjet p...

Përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, Sylvinho takim me Balliun e Baren në Spanjë

33
0

Edhe pse vëmendja gjatë kësaj fundjave në Spanjë ishte te Myrto Uzuni, që u aktivizua i dëmtuar dhe shënoi në La Liga, trajneri Sylvinho takoi Ivan Balliun dhe Keidi Baren.

Gjatë vizitës në gadishullin Iberik, tekniku kuqezi i shoqëruar nga ndihmësi, Pablo Zabaleta, u ndal fillimisht në Madrid dhe më pas në Barcelonë. Ata ndoqën përballjen e Rajo Vallecano me Mallorca dhe më pas ndeshjen e Espanyol.

Pas lojës, Silvinjo takoi Balliun dhe Baren, duke diskutuar rreth formës së lojtarëve për sfidën me Republikën Çeke dhe miqësoren me Bullgarinë.

Përpara grumbullimit të kuqezinjve më 8 tetor, trajneri ka zhvilluar një tur takimesh me lojtarët që aktivizohen në ligat europiane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit