Home Sporti Plani i madh ...

Plani i madh i Interit, kërkon të formojë një trinom magjik me dy argjentinas dhe Lukakun

61
0

Paulo Dybala së bashku me Lautaro Martinez por edhe me Romelu Lukakun. Një treshe ëndrrash, një super ide e ngritur si hipotezë nga Gazzetta dello Sport për Interin e sezonit të ri. La Joya është pranë nënshkrimit me zikaltërit, ndërkohë që për belgun do të jetë një mision pak më i vështirë për shkak të kostos së kartonit.

Lautaro Martinez vjen nga sezoni i tij më i mirë në karrierë, është idhulli i tifozëve dhe ka një kontratë të gjatë, ndaj dhe duket e vështirë që të kemi një largim të tij. Problemi në këtë rast do të ishte pesha në bilanc e pagave të të treve, duke qenë se dy argjentinasit dhe belgu do të fitonin të gjithë mbi 6 milionë neto në sezon. Shifra që, të kombinuara me ato të Edin Dzekos, mbi 9 milionë bruto çdo vit, kërkojnë reflektim dhe maturi.

Në këtë mënyrë largimi i boshnjakut mund të jetë çelësi për të pasur këtë trinom. Interi mund të mendojë ndonjë largim tjetër në skuadër për të rregulluar bilancin për sezonin e ri. Plani i Marottës duket ambicioz për t’u rikthyer te titulli si dhe për të qenë kompetitivë në Europë. /R.Lika-Koha Jonw/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit