FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miratohet raporti për shkarkimin e Presidentit, Hyseni: Brenda 7 ditësh për votim në Kuvend

Komisioni Hetimor Parlamentar ka miratuar raportin final për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Kreu i Komisionit Alket Hyseni hodhi në votim raportin, i cili është mbështetur nga të gjithë deputetët në mënyrë unanime.

“Kush është dakord me raportin, konkluzionet e tij, gjithë sugjerimet? Miratohet raporti i komisionit hetimor për verifikimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me votat unanime të gjithë anëtarëve të komisionit. Vlerësim maksimal për secilin nga ju kolegët”, deklaroi Hyseni.

Raporti pritet t’i shkojë brenda 7 ditëve Kuvendit dhe duhet që raporti të marë 94 vota që Presidenti Ilir Meta të shkarkohet. Nëse Kuvendi miraton shkarkimin, vendimi duhet të shkojë brenda 5 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë votash, pra 5 anëtarë që ta shqyrtojë kërkesën në seancë plenare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën plenare duhet të marrin pjesë të paktën 2/3 e anëtarëve, pra 6 anëtarë, dhe duhet të jetë publike. Gjykata duhet të vendosë me shumicën e anëtarëve, pra me të paktën 5 anëtarë për ta shkarkuar Presidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?