Yuri Kim takon Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së në SPAK

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.
Ky takim vjen menjëherë, pasi Kraja paraqiti sot raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.
Kraja shtoi se brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizën e të gjitha pajisjeve digjitale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?