Home Aktualitet Posti i tij n...

Posti i tij në dorën e deputetëve, Abazoviç: Vendin e kanë drejtuar kartelet e drogës

149
0

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është në provë. Një mocion mosbesimi i paraqitur në Parlament e teston qeverinë e re pak javë pasi mori detyrën. Abazoviç tha se pas tentativës për të rrëzuar qeverinë janë zyrtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët duan ta shtyjnë vendin drejt destabilizimit.

Po ashtu Abazoviç tha se krimi i organizuar, kartelet e drogës dhe kontrabandistët e cigareve komandojnë vendin prej 30 vitesh dhe për këtë do të prezantojë fakte.

“Që nga dita e parë i pengon që jam pjesëtar i një kombi pakicë. Jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbroj interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruaj kursin e politikës së jashtme. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Herën tjetër bashkohuni në dashuri.

Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione. Duhet të jemi të bashkuar. Pres me padurim diskutimin e sotëm dhe përpjekje për të shpjeguar pse erdhi iniciativa, kush është frymëzimi dhe çfarë fshihet pas saj. Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike.

Duket se ka një nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që strukturat të rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’i shpëtuar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit