Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i ri, Balla: I ka opozita 20 firma apo jo për të propozuar një kandidat?

93
0

Ditën e nesërme në orën 10:00 do të nisin negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Lajmin e ka bërë me dije Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit që ka zhvilluar me Enkelejd Alibeajn dhe Oriola Pampurin.

Po ashtu ai shtroi pyetjen se nëse opozita i ka 20 firma për të propozuar një kandidat për President. Balla tha se shpreson që nga ana e grupit parlamentar të PD-së të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus, pasi në këtë mënyrë procesi do të ketë sukses.

”Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces besoj se mund të kemi ecuri në këtë proces. I ka opozita 20 firma për një kandidat për ta propozuar, nëse i ka le ta bëjë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit