Home KRYESORE Pretendentët ...

Pretendentët e Europianit/Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hollanda ikin në shtëpi

8
0

Nga Rozalb Lika-

Grupi F u cilësua si “grupi i ferrit” në fillimin e Kampionatit Evropian, por asnjë prej tyre nuk do t’i shohim në 8 ekipet më të mira të këtij edicioni. Franca, Gjermania dhe Portugalia, duket se gjetën “gjuhën e përbashkët” në sfidat e fundit të grupit për t’u kualifikuar të trija në 16 ekipet më të mira, por si duket mallkimi i Hungarisë që dha shpirtin në fushë, i zuri. Kampionët e Evropës në fuqi, Portugalia u eliminuan pas humbjes minimale 1-0 ndaj Belgjikës. Një lojë më e mirë e luzitanëve që krijuan shumë më tepër se kundërshtarët e tyre, por “perla” e Thorgan Hazard ishte vendimtare. As eksperienca e Pepe në mbrojtje dhe as klasi i Cristiano Ronaldos nuk mundën që të ndihmonin ekipin e Santos, që për hir të së vërtetës luajti një nga ndeshjet më të mira të këtij edicioni, por fati nuk ishte në anën e tyre. Ronaldo u largua me 5 gola, teksa për momentin mban titullin e golashënuesit më të mirë.  Mbrëmjen e së hënës do të ishte radha e Kampionëve të Botës, që do t’i jepnin lamtumirën “Euro 2020”, falë humbjes 5-4 në ruletën e penalltive. Koha e rregullt u mbyll në shifrat 3-3, teksa spektakli nuk mungoi. Karim Benzema la shenjë me dy gola, ndërkohë që Pogba zhvilloi një nga ndeshjet më të mira duke realizuar edhe një super gol nga distanca. “Gjelat” mesa duket festuan shumë në golin e tretë, duke u kthyer në “pula” në minutat e fundit, dhe u barazuan nga një Zvicër heroike. Granit Xhaka ishte i jashtëzakonshëm, i kudondodhur në fushën e lojës, me pasime dhe rikuperime topash. Për fatin tonë të mirë, në 8 ekipet më të mira do të shijojmë sërish magjikë e shqiptarëve, Xhaka dhe Shaqiri, pa harruar as saktësinë e Mehmedit. Për ta mbyllur me Gjermaninë, që u detyrua të dorëzohej në “Ëembley” ndaj një Anglie fantastike, veçanërisht në pjesën e dytë, e cila fitoi në shifrat 2-0. Sterling si gjithmonë me saktësinë e tij në zonë dhe zhbllokimi i Harry Kane vendosën finalen e parakohshme të këtij turneu. “Tre Luanët” u treguan shumë solide në mbrojtje, ndërkohë që zgjedhja e Grealish në fraksionin e dytë dha rezultatin e duhur për Southgate. Në këtë mënyrë “Grupi i Ferrit” pas betejave në sfidat e para mes tyre, u detyrua që ta mbyllnin këtu aventurën e tyre.

Franca, Gjermania dhe Portugalia ikën në shtëpi. Edhe Hollanda.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit