Home POLITIKE Rama kërkon f...

Rama kërkon falje për ”Manhattanin e Zagrebit”: Nuk reflektonte ecurinë e projektit

140
0

Mbrëmjen e së enjtes, kur në ekranet tona u debatonte për projektin e Portit të Durrësit, në Twitter kryeministri Edi Rama tha se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”.

Por doli që projekti në të vërtetë nuk është realizuar. Për këtë lajm të pavërtetë, është vetë Rama që e tregoi, ku edhe ka kërkuar falje. ”Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje”,-shkruan Rama.

Për artikullin e postuar nga Edi Rama, reagoi edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se gënjeshtra nuk zgjati një ditë. Projekti ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar

Reagimi i plotë

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit