Home KRYESORE Rama në konfe...

Rama në konferencë me Josep Borrell: BE po na vonon, por Shqipëria është gati për anëtarësim

261
0

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka zbardhur temat e diskutimit, duke nisur nga lufta në Ukrainë, çmimet e larta dhe deri tek integrimi i Shqipërisë në BE.

Kemi diskutuar për shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë, por jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve.

Folëm për çeljen e bisedimeve, unë mbeten aty ku kam qenë më parë, është çështje e misionit europian. KE e ka thënë më përpara që Shqipëria duhet të ulen në tryeze, por nuk e ka arritur për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm për anëtarësimin, por nuk do të humbasim asnjë minutë nga ai pak gjumë që flemë, sepse do të vazhdojmë të bëjmë njësoj punën.

Sa më parë ta bëjë KE aq në nderin e tyre është, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Nuk është vullneti i KE, por çështje bllokimi mes 2 vendeve të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë“, tha Rama.

Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vet natyral dhe jo se na i ka kërkuar njeri në Bruksel, në Berlin, Paris apo edhe në Uashington. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance të mëdhe siç është NATO dhe jemi evropianë krenarë për qenien tonë evropian dhe shqiptarë që shohim nga Evropa derën e të ardhmes tonë”, tha ndër të tjera kryeministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit