Home KRYESORE Rama paralajm...

Rama paralajmëron: Shumë shpejt shkojnë para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve

1348
0

Në mbledhjen me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, kryeministri Edi Rama theksoi se shumë shpejt do të zbulohet një skemë kriminale e “strukturave brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës”.

“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre, ndërkohë teknologjia na jep mundësinë për ta kapërcyer, po punojmë për ta kapërcyer.

Sot ne kemi probleme dramatike me dhënien e marrjen e pensioneve.

Struktura jonë antikorrupsion po heton mbi disa raste e shumë shpejt do kemi rezultate për të cuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale.

Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence e shpejtësie është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjisë. Do e shohim e do e bëjmë tani të gjithë bashkë sipas sektorëve”, theksoi Rama duke nënvizuar si thelbësor rolin e bankave të nivelit të dytë në këtë proces transformimi dhe për pensionet.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit