Home Aktualitet Rama: Vitin e...

Rama: Vitin e ardhshëm pensionistët do pajisen me kartën e tyre. S’do e marrin pensionin në postë, por në bankë

257
0

Në fund të fjalës së gjatë prej më shumë se prej 1 orë në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama ttha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka. Një koment ironik, kreu e qeverisë bëri edhe për Partnë e Lirisë, e cila kur ishte në bashkëqeverisje me PS-së, kishte në drejtim Postën Shqiptare.

”Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një aleat të vogël.

Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do t’i përdorete për partinë e vet. Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat”,-tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit