Home Sporti Ramadani zbul...

Ramadani zbulon planet taktike të Rejës: Ja çfarë na thotë në mbledhje!

7
0

Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, në prononcimin e tij për mediat foli për grupin e mesfushës që vjen nga ekipi i Shpresave. Sipas tij ekipi do të bëjë maksimumin për këto dy ndeshje miqësore. Në fund, mesfushori komentoi edhe për shanset e ekipit për t’u kualifikuar në Botëror dhe të ardhmen e tij.

Grup i ri në mesfushë nga U-21 – “Kemi qenë që tek ekipi U-21 bashkë, Manaj, Bare, Laçi, Çekici, Seferi dhe thuajse jemi të gjithë këtu. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kemi bërë shumë ndeshje të mira bashkë tek U-21 dhe besoj që e ardhmja është e sigurt”.

Konsolidimi i grupit për ndeshjet e grupit – “Në Kombëtare, kush vjen, vjen të japë maksimumin dhe të tregojë veten për ndeshjet e radhës të shtatorit dhe besoj që secili do ta japë maksimumin në këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne. Këto dy ekipe janë shumë të forta dhe do na shërbejnë për ndeshjet e shtatorit. Të bëjmë sa më mirë punën tonë dhe të marrim pikët maksimale”.

Rekomandimet e trajnerit për mesfushën? – “Na jep rekomandime, për shembull në mbledhje na thotë që nëse një skuadër mbyllet mbrapa, si rasti i San Marinos, duhet të provojmë të gjuajmë në portë më shumë nga jashtë zone sepse është shumë e vështirë nëse një skuadër mbrohet me shumë persona mbrapa të shënosh”.

Ekipi? – “Kemi ekip shumë të mirë dhe dimë të luajmë futboll shumë të mirë dhe besoj që kjo lojë e jona mund të na sjellë diçka të mirë”.

Shanset për t’u kualifikuar në Botëror? – “E flasim çdo ditë, pasi është një ndjenjë e mirë për të shkuar në Botëror dhe shpresoj ta provojmë edhe ne, me ndeshjet e shtatorit”.

E ardhmja – “Kam oferta dhe kemi vendosur me menaxherin dhe familjen time ta vendosim pas ndeshjeve të Kombëtares sepse për momentin dua të jem i përqendruar te këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme dhe pastaj do diskutojmë. Kemi oferta, por do i shqyrtojmë pas Kombëtares. Sa i përket Shqipërisë, Partizani është shtëpia ime dhe i falënderoj. Në Shqipëri, përveç Partizanit, nuk besoj se do luaj me asnjë ekip tjetër”, deklaroi Ramadani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit