Home KRYESORE Reagon Berish...

Reagon Berisha: Vendim i Bashës është një vendim absurd, ai duhet të dorëhiqet si kryetar!

1175
0

Reagon Berisha mënjëherë pas vendimit të Lulzim Bashës.

Berisha tha sonte prerë se Lulzim Basha bëri gabim fatal që me përjashtoi mua nga grupi parlamentar i PD. Lulzim Basha duhet më parë se sa te më përjashtonte mua, ai duhej të jepte dorëheqjen nga kryetar i PD.

Me këtë vendim të Bashës, theksoi Berisha se ai ka shkatërruar PD. Ai iu nënshtrua presioneve të lobit ndërkombëtar dhe Edi Ramës.

Me tej ish-kryeministri Berisha shtoi se Basha nuk ka zbatuar asnjë nen të statutit të PD, ai është kërcënuar personalisht nga të huajt. Ai me këtë i bëri gjëmen PD.

“Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së. Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit”.

Me tej Berisha shtoi se “Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit.

Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte,” tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit